“Përkeqësohet ndjeshëm klima e biznesit”

“Përkeqësohet ndjeshëm klima e biznesit”

63
0
Shares

Indeksi iKlimës së Biznesit, një publikim i Shoqatës së Investitorëve të Huaj (FIAA) ka shënuar rënie radhazi për 4 tremujorët e vitit të shkuar.

Ndër elementët të cilët janë perceptuar si faktorë me impakt negativ në klimën e biznesit gjatë të 4 tre-mujorëve të vitit 2015 janë:

  • Zbatimi i ligjit, efektiviteti i gjyqësorit
  • Ndryshueshmeria e Legjislacioni dhe atij tatimor ne vecanti, stabiliteti i tij (kompleks dhe i ndryeshueshem, shpesh i pakuptueshem si dhe me veshtiresi ne zbatim)
  • Prania e burokracisë dhe e korrupsionit në institucionet publike
  • Prania e konkurrencës së pandershme

Ndërkohë që faktorë të tjerë si legjislacioni i punës, rregulloret që lidhen me licencat dhe certifikimet, infrastruktura dhe aksesi në financë jane perceptuar si pozitive nga ky grup kompanish.

Një element tjetër imarrë në studim është Monitorimi i Klimës së Biznesit në vend nëpërmjet impaktit të ligjeve dhe rregulloreve ekonomike e sociale të miratuara nga parlamenti me ndikim në kushtet e të bërit biznes gjate vitit 2015.

Disa nga Ligjet e kaluara gjatë periudhës në studim të cilat janë perceptuar me impakt negative nga biznesi ishin:

  • Paketa Fiskale 2015, Ligji i ri për Taksën mbi Vlerën e Shtuar
  • Ligji mbi të Ardhurat
  • Projekt Ligji i ri për Procedurat Tatimore në Shqipëri

Ndërkohë që janë parë me perceptim pozitiv ligjet e mëposhtme:

  • Ligji për Investimet Strategjike
  • Ligji për Turizmin në Shqipëri
  • Ligji mbi Procedurat Tatimore
  • Ligjin për Partneritetin Publik Privat në Shqipëri
  • Udhëzimi i ri për Ligjin e Transferimit të Çmimit në Shqipëri

Studimi u pergatit ne kuader te projektit “Përmirësimi i Mjedisit të Biznesit në Shqipëri” icili financohet nga Ndihma Zyrtare e Republikës Sllovake dhe zbatohet nga Aleanca e Biznesit të Sllovakisë (PAS) në bashkëpunim me Shoqatën e Investitorëve të Huaj në Shqipëri- FIAA.

Ky projekt ka për qëllim të përmirësojë mjedisin e biznesit në Shqipëri, si një element kyç për rritjen e zhvillimit ekonomik të Shqipërisë dhe zvogëlimin e varfërisë së saj. /monitor/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY