Kapet autori/Zbardhet plagosja me armë zjarri ndodhur ne Theth

Kapet autori/Zbardhet plagosja me armë zjarri ndodhur ne Theth

75
0
Shares

Në lidhje me ngjarjen e ndodhur në fshatin Theth Shkodër sot nw mëngjes rreth orës 06:45, ku është plagosur me armë zjarri shtetasi me iniciale N.T 49 vjeç, banues në Tiranë, i cili ndodhej në fshatin Theth pasi jetonte në shtëpinë e bashkejetueses së tij shtetases me iniciale D.D, 48 vjeçe ju informojme se:

Nga veprimet e kryera nga grupi hetimor rezultoi se ne trupin e të dëmtuarit u konstatohen dy dëmtime të shkaktuara me armë zjarri , ku si pasoje edhe pas ndihmës së marrë mjekesore vazhdon të jetë në gjendje të rëndë shëndetësore ne spital.

Grupi hetimor në përbërje të Specialistave të Sektorit të Krimeve të Rënda , Komisariatit të Policisë Shkodër bënë lokalizimin e vëndin të ngjarjes ku janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale:

4 (katër) gëzhoja , model 56 kalibri 7.62 mm.

Si rezultat i veprimeve të shpejta operative e hetimore u bë e mundur identifikimi dhe kapja në flagrancë e autorit të ngjarjes, shtetasit:

•Florian Kodra , 19 vjeç banues në Theth Shkodër .

Këtij shtetasit iu sekuestrua arma e krimit automatiku kallshnikov.

Shkaku i plagosjes wshtw per motive te dobeta.

Materialet i kaluan Prokurorisë për veprën penale “Vrasje me paramendim e mbetur në tentativë” dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake e municionit” , Neni 78-22 , e 278 i Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY