Elbasan, grinden nxënësit 16-vjeçar, njëri përfundon në spital

Elbasan, grinden nxënësit 16-vjeçar, njëri përfundon në spital

78
0
Shares

Foto Ilustruese

Një grindje ka ndodhur pranë shkollës së mesme profesionale “Ali  Myftiu”, në Elbasan. Dy nxënës  janë konfliktuar me njëri-tjetrin.
Të konfliktuarit janë K. D., 16 vjeç, banues në fshatin Godolesh, Elbasan, nxënës i shkollës së mesme  profesionale “Sali  Ceka” dhe E. T., 16 vjeç, banues në fshatin Griqan, Elbasan, nxënës i shkollës së  mesme profesionale “Ali  Myftiu”.
Gjatë këtij konflikti, K. D., ka goditur me sende të forta E. T., i cili u dërgua menjëherë në spitalin  Kirurgjik Elbasan dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po punon për kapjen e autorit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY