Deklarata e Ramës për prokurorinë mund të ndihmojë Shullazin

Deklarata e Ramës për prokurorinë mund të ndihmojë Shullazin

47
0
Shares

Kryeministri Edi Rama ndërkohë që po diskutonte sot në parlament lidhur me arrestimin e Shullazit dha një detaj që mund ta ndimojë këtë të fundit në proceset gjyqësore përgjatë apelimit.

Kryeministri ndërsa po hidhet poshtë akuzat për lidhje të qeverisë me Shullazin dha si argument se arrestimin e bëri policia ndërsa prokuroria ndërhyri me vonesë.

Ish-ministri i Drejtësisë, Eduard Halimi hedh dyshime të forta që deklarata e Ramës mund të përdoret dhe ta ndihmojë Shullazin në proces gjyqësor.

“Doli kryeministri dhe bëri dhe atë që avokati i Milit nuk e bëri. Nuk e tha avokati i Milit që prokuroria kishte hezituar dhe kishte nxjerrë urdhër me vonesë, sepse për gjykatën kjo do të thotë që arrestimi është i paligjshëm, se shoqërimi është i paligjshëm. Nuk e tha, nuk arriti ta thonte dot avokati i Milit. E tha kryeministri këtu. Po në çdo vend normal, kryeministri, kur arrestohet kreu i një bande del dhe e përshëndet organin e akuzës.

Por të vetmen gjë që bëri, sulmoi prokurorinë. Sulmoi prokurorinë duke thënë prit se aty ka disa kleçka. Madje arriti deri atje sa tha që ka përgjime ilegale dhe se policia nuk bën përgjime ilegale. Pra, duke hedhur dyshime, supozoj unë, si njeri i të Drejtës, mbi ato prova që ekzistojnë aty për Milin e partisë”, deklaroi deputeti i PD-së, Eduard Halimi.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY