Bosi shqiptar i 25 vajzave bie në pranga

Bosi shqiptar i 25 vajzave bie në pranga

74
0
Shares
Foto Ilustruese

Një 48 vjeçar shqiptar u arrestua nga policia italiane nën akuzën e shfrytëzimit të prostitucionit.

Në pranga përfundoi shtetasi me iniciale B.A, i cili përfundoi në pranga në kuadër të një operacioni të koduar “Afërdita”.

Shqiptari dyshohet se prej vitit 2009, ka dërguar në Itali rreth 25 femra të reja shqiptare për t’i shfrytëzuar për prostitucion.

Mediat italiane shkruajnë se vajzat ushtronin aktivitetin e tyre midis Molise dhe Puglia.

Shqiptari ka mundur t’i shpëtojë arrestimi, duke u larguar jashtë vendit. Megjithatë, ai u rikthye në Itali duke menduar se i kishte shpëtuar arrestimit, por dyert e drejtësisë ishin të hapura për të.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY