Arrestohet një 48 vjeçar shqiptar, prostituonte femrat në Itali

Arrestohet një 48 vjeçar shqiptar, prostituonte femrat në Itali

68
0
Shares

Është vënë në pranga nga policia italiane një shtetas shqiptar pasi akuzohet për prostitucion. Bëhet fjalë për 48 vjeçarin me inicialet B. A, i cili i kishte shpëtuar arrestimit nga policia shqiptare, por u arrit të kapej nga karabinierët teksa sapo kishte hyrë në Itali.

48 vjecari ishte i përfshirë në trafikimin e grave shqiptare në Itali, që emigronin drejt këtij vendi me premtimin e atyre që i ndihmonin të kalonin kufirin se do gjenin një punë dhe do kishin një jetë më të mirë. Por në vend të kësaj, sapo arrinin në Itali, vajzat bukuroshe detyroheshin të prostituonin në rrugët mes Molise dhe Puljas. Arrestimi i tij u bë në kuadër të operacionit të koduar “Aferdita”, ku 25 persona akuzohen se kanë përfituar nga ky trafik. Kur e kuptoi se ishte në telashe, 48 vjeçari shqiptar nuk është ndierë mirë, por kjo nuk ishte e mjaftueshme për ta shmangur burgosjen e tij.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY