Universiteti i Tiranës zgjedh Mynyr Konin, katedrat shembin efektin “Shullazi”

Universiteti i Tiranës zgjedh Mynyr Konin, katedrat shembin efektin “Shullazi”

77
0
Shares

Pedagogët dhe studentët e Universitetit të Tiranës i kanë dhënë përgjigjen më të mirë ndërhyrjes në garën për rektor në këtë universitet nga ana e një grupi tashmë të arrestuar dhe në hetim për akte të rënda kriminale.

Ata kanë zgjedhur Mynyr Konin i cili sfidoi kërcënimet me jetë dhe familje dhe qëndroi në garë pavarësisht se një nga emrat më të njohur të zonës së errët të Tiranës, Emiljano Shullazi i kërkoi të tërhiqej nga gara.

Ndryshe nga biznesmenë shumë të njohur të këtij vendi, një pedagog shfaqi shumë më tepër integritet si për t’iu treguar shqiptarëve se shpëtimi i vendit vjen prej të diturve.

Mynyr Koni ka marrë 460 vota, ndërsa rivalja e tij Klodeta Dibra ka marrë vetëm 243 vota. Pritet vetëm numërimi i votave të studentëve që përbëjnë 10 % të rezultatit final, por sidoqoftë nuk cenon fituesin.

Procesi i numërimit ka përfunduar në Universitetin e Elbasanit, ku Skënder Toti është zgjedhur rektor. Ndërsa në Korçë është zgjedhur Ali Jashari.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY