“Pjerin Ndreu ndërhyri për të liruar nga komisariati trafikantin Albert Tuci”

“Pjerin Ndreu ndërhyri për të liruar nga komisariati trafikantin Albert Tuci”

256
0
Shares

Partia Demokratike ka aukuzuar sërish qeverinë për një tjetër përfshirje të politikës në aferat kriminale. Bëhet fjalë për deputetin e PS­së, Pjerin Ndreu. Sipas kreut të Departamentit të Sigurisë, Enkelejd Alibeaj, vëllai i kryebashkiakut të Fushë-Arrësit, Albert Tuci, është ndaluar nga policia, por më pas është liruar me ndërhyrjen e deputetit Pjerin Ndreu. Sipas tij, policia e Fushë-Arrësit nuk ka pasur dijeni, është shmangur nga ky aksion, për shkak të njohjeve dhe lidhjeve që i dyshuari ka në këtë Bashki.

“Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë, që tregon pabarazinë para ligjit, që tregon se nëse je i afërt me pushtetin ke lehtësi, favore dhe del menjëherë nga komisariati.

Dje rreth orës 19.00 në Fushë-Arrës, është ndaluar me forca operacionale, vëllai i kryetarit të Bashkisë, Albert Tuci, person me precedent penal, i dënuar për trafik ndërkombëtar droge me 7 vite burg.

Policia e Fushë-Arrësit nuk ka pasur dijeni, është shmangur nga ky aksion, për shkak të njohjeve dhe lidhjeve që i dyshuari ka në këtë Bashki. Pasi është mbajtur disa orë më pas në komisariatin e Pukës, Tuci ka fituar lirinë, me ndërhyrjen e deputetit Pjerin Ndreu.

Dhe pas kësaj, një festë e madhe është zhvilluar në lokalin në qendër të Fushe-Arrësit, me dolli pa fund për deputetin Ndreu i cili i hoqi prangat të dyshuarit, vëllait të kryetarit të Bashkisë. Partia Demokratike e konsideron këtë ndërhyrje të paligjshme të deputetit Ndreu, si dëshmi e dy standardeve, e favorizimit të njerëzve në pushtet.

Ligji nuk vepron ndaj mikut të deputetit, ndaj vëllait të kryetarit të Bashkisë. Ky ndalim i ligjit para njerëzve të lidhur me pushtetin dhe me deputetët e Edi Ramës, është në fakt oligarkia.

Çdo qytetar pa njohje, pa lidhje, do të ishte mbajtur në burg e do të ishte dënuar, qoftë edhe për një tullë të vënë pa leje. Ndërsa njeriu i deputetit të Ramës, edhe pse i dyshuar për vepra të rënda, edhe pse i ndaluar me forca speciale, fiton menjëherë lirinë pas ndërhyrjes së oligarkëve.

Partia Demokratike i kërkon prokurorisë të hetojë rastin, e të nxjerrë para përgjegjësisë deputetin e Edi Ramës dhe ata që urdhëruan lirimin e të dyshuarit, vëllait të kryetarit të Bashkisë së Fushë-Arrësit,”tha Alibeaj.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY