Nëse jeni të sigurt se mund të shikoni të paktën 20 orë në javë filma porno, atëherë kjo punë është për ju. Ju gjithashtu mund të paguheni shumë mirë. Një klub nate në Danimarkë ka publikuar një njoftim pune që ka tronditur rrjetet sociale, ku kërkon të rinj që kërkojnë të shikojnë porno më shumë se 20 herë në javë dhe paga që do të merrni do të jetë 3 mijë euro për 6 javë punë.
Një nga pronarët e lokalit, Kristian von Hornsleth, thotë se aplikanti që plotëson të gjitha kushtet e kërkuara do të paguhet shumë mirë vetëm se ata duhet të jenë në gjendje të shikojnë të paktën 20 orë në javë filma pornografikë në zyrën e tij për të krijuar “atmosferë” në tualetet e lokalit.
Nëse e pranoni këtë punë, ju do të hyni në një dhomë private, do të keni përpara një kompjuter, një mal me DVD dhe pastaj do të filloni punën duke parë pornografi.
Kristian von Hornsleth, bashkëthemelues i Hornsleth Bar thotë: “Shumë njerëz mendojnë se ne jemi duke bërë shaka, por jo, ne jemi serioze dhe jemi në kërkim të kandidatëve të përshtatshëm për këtë punë”.
Çdo fundjavë, Hornsleth Bar tërheq një numër të konsiderueshëm vizitorësh, rreth 2 mijë të tillë.
Muret e tualeteve të lokalit janë të veshura me postera të panumërt të yjeve të pornografisë dhe von Hornsleth kërkon që përveç pamjes imazheve të tyre, klientëve që shkojnë në tualet t’u ofrohet edhe audio tipike e filmave me pullë të kuqe.
Sipas tij, personat e punësuar duhet të jenë në gjendje që të shohin sa më shumë që të jetë e mundur filma pornografikë për të shmangur që të përsëritet e njëjta audio.
“Synimi ynë është që të kemi të paktën 50-60 orë audio tipike nga filmat pornografikë si pjesë e një instalacioni artistik me imazhe të yjeve të pornos në tualetet tona, ku veç vullnetit për të parë këta filma, duhet edhe pak ‘intuitë për të shkrirë pamjet që sheh klienti në tualet me audion që do të dëgjojë”, thotë ai.
Mos harroni, që të punësoheni në këtë punë duhet të jeni mbi 18-vjeç dhe të jeni të pasionuar pas filmave porno.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/