Finalja e fundit e Kupës së Shqipërisë do të përsëritet edhe këtë vit.
Kukësi me Laçin do të përballen më 22Maj, për trofeun e dytë për nga rëndësia dhe që të kualifikon në eliminatoret e Europa League.
Kukësi la jashtë garës Flamurtarin, ndërsa Laçi, ekipin e Skënderbeut. Skuadra e Klodian Duros fitoi edhe ndeshjen e kthimit me të njëjtin rezultat si në Vlorë, 2 – 0.
Shënuesit ishin Emini dhe Flores. Laçi shkoi më tej edhe pse u mund me rezultatin 2 – 1 në Korçë.
Realizimet e Prognit dhe Plakut nuk patën vlerë, pasi goli i Cetkovic bëri që kurbinasit të përfitonin nga rregulli i golit në fushë kundërshtare.
Fitorja 1 – 0 e Laçit në takimin e parë ndikoi në kualifikim. Skënderbeut i mungonin disa titullarë, përfshi golashënuesin Salihi.
Kukësi ka mundësinë e revanshit me Laçin, që vitin e kaluar fitoi Kupën e Shqipërisë dhe të marrë trofeun e parë të rëndësishëm në historinë e tij.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/