Detaje të reja/ Pronari i mobilerisë la pushim punonjësit ditën e hënë,...

Detaje të reja/ Pronari i mobilerisë la pushim punonjësit ditën e hënë, për të vrarë gruan

47
0
Shares

Detaje të tjera janë zbardhur nga ngjarja e pak ditëve më parë në Shkodër, kur pronari i mobilerisë mbyti me duar bashkëshorten e tij dhe u mundua ta inskenonte krimin si një vetëvrasje.

Duke iu referuar burimeve të policisë raporton se ditën kur ndodhi ngjarja dhe kur gruaja u gjet e pajetë në tualetin e biznesit, në mobilieri nuk ka qenë asnjë prej punonjësve, por vetëm çifti në fjalë. Nga të dhënat e mbledhura edhe nga dëshmitë e punonjësve të mobilierisë, në mënyrë krejt të papritur pronari i tyre i kishte lënë ata pushim, ndonëse ishte e hënë, shkruan Panorama.

Kjo e dhënë përforcon dyshimet për vrasjen e Suela Sulës nga ana e bashkëshortit të saj, madje edhe faktin se ai duket e kishte menduar që më parë atë që do bënte. POlicia dje njoftoi zyrtarisht se u ndalua shtetasi Sadetin Sula, 47 vjeç, banues në Shkodër. “Nga veprimet e para hetimore të kryera në lidhje me rrethanat e vdekjes së shtetases me iniciale S.S., (bashkëshortja e tij), e cila u gjet e pajetë në tualetin e mobilieri ‘Europa’, dyshohet se viktima është vrarë (mbytur me duar) nga bashkëshorti i saj”­theksohej në njoftim.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY