Berisha, thirrje portaleve: Bllokoni qeverinë për 10 ditë

Berisha, thirrje portaleve: Bllokoni qeverinë për 10 ditë

64
0
Shares

Ish-kryeministri Berisha ka kërkuar nga portalet online të ndërpresin transmetimin e qeverisë për 10 ditë rresht për shkak të bllokimit që ka ndodhur me disa portale joqeveritare si rezultat i ndërhyrjes së qeverisë, sic thotë ai.

“Edi Rama me kushuriren Koleka sulmojne dhe bllokojne nje seri portalesh te njohura per transparencen qe bejne!

Te dashur miq, pas vershimit te lajmeve dhe dokumentave qe faktojne lidhjet direkte te Edvin Shullazit, Saje qorrit, ministrave te tjere me Milin e Partise, jane ndermarre sulme nga zyrat e mbrojtjes kibernetike te qeverise ndaj serverave te nje seri portalesh qe Rama i ka me rreth te kuq. Ky sulm eshte nje akt i shemtuar qe te rikujton sulme te rregjimeve totalitare te Korese se Veriut dhe diktaturave te tjera ndaj internetit dhe rrjeteve sociale.

Ju bej thirrje mediave, qe ne shenje denimi ndaj ketij akti censorial stalinist te qeverise dhe solidarizimi me portalet e bllokuara si opinion.al, syri.net, opozita.com dhe 12 portale tjera, te bojkotojne cdo veprimtari qeveritare per nje periudhe 10 ditore!”, shkruan Berisha.

Portali droni.al për shkak të nivelit të lartë të mbrojtjes nga ndërhyrjet ofron faqen e vet për të gjitha ato lajme që janë bllokuar nga qeveria tek portalet e mësipërme edhe në rast se ato janë botuar njëherë nga droni.al. Lajmet do të botohen me logon e portaleve përkatëse derisa qeveria të detyrohet të lirojë transmetimin.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY