“Shullazi bandit me nam, lordi i drogës që ka mbështetje nga Rama...

“Shullazi bandit me nam, lordi i drogës që ka mbështetje nga Rama dhe Tahiri”

60
0
Shares

Në fund të takimit me Knut Fleckenstein, Lulzim Basha foli për dy prioritete të tjera të opozitës dhe që të dyja lidhen me zgjedhjet.

“Sprapsjen dhe çmonitimin e dy problemeve kryesore në zgjedhjet shqiptare, shit-blerja e votës dhe ndikimi i krimit jo vetëm si kandidat, por edhe si kontigjente intimiduese të kandidatëve, qytetarëve dhe administratës zgjedhore. Kjo ka marrë pjesën më të madhe të diskutimit. Çështja e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme është kthyer në fokusin e ndërkombëtarëve si çështje urgjente dhe ndërkombëtarët mbështesin përpjekjet e opozitës për zgjedhje të lira dhe të ndershme”, u shpreh Basha.

Kreu i PD­së, Lulzim Basha deklaroi sot se aktiviteti kriminal i Shullazit, cilësuar prej tij si një bandit me nam mbështetej në lidhjet e forta politike të tij me qeverinë Rama, vetë kryeministrin dhe ministrin e Brendshëm, Saimir Tahirit.

“Rasti flagrant është ai i Shullazit, bandit me nam, lordit të drogës në Shqipëri, kërcënuesit të bizneseve e shqiptarëve, që e ka ushtruar aktivitetin nga mbështetja që ka marrë nga qeveria e Ramës dhe ministri i tij, Tahiri. Arrestimi i tij mund të jetë një pikë kthimi. Shpresoj që të jetë një pikë e fuqishme kthese në këtë drejtim, ku lidhjet politike të Shullazit që shkojnë drejtpërdrejtë tek Tahiri dhe shefi i tij. Çështja të shërbejë si një test i monitoruar nga SHBA dhe BE. Të shërbejë si hapi i parë për reformën në drejtësi. Kjo ka rëndësi, sepse paketa ligjore është një copë letër nëse nuk dënohen kriminelët me damkë, si Emiljano Shullazi”, tha Basha. 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY