Është shtyrë për ditën e nesërme në orën 8:30 masa e sigurisë për Emiljano Shullazin, Blerim Shullazin dhe Gilmando Danin. Shkak është bërë seanca gjyqësore të cilësuarve si xhihadistë. Prokurorja që do mbronte akuzën tek Emiljano Shullazi është dhe prokurore tek gjyqi i Xhihadistëve
Prokuroria do të kërkojë në Gjykatën e Krimeve të Rënda burg pa afat për Emiljano Shullazin dhe dy të ndaluarit e tjerë, Gilmando Danin dhe Blerim Shullazin mbi të cilët rëndojnë të njëjta akuza.
Në pritje të masës së sigurisë, Prokuroria e Krimeve të Rënda ka zgjeruar rrethin e hetimeve edhe për persona të tjerë.
Alban Qafa, avokat i Shullazit, ka deklaruar se do kërkojë pavlefshmërinë e arrestimit të Shullazit, pasi ndaj tij nuk ka kallëzim, por janë përdorur informacione të marra në rrugë operative. “Do të kërkojmë pavlefshmërinë e arrestimit të Shullazit. Ndaj Emiljano Shullazit nuk ka kallëzim, janë përdorur informacione të marra në rrugë operative”, pohoi Qafa.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/