Një përplasje e forte ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në programin “Your Face Sounds Familiar” mes këngëtarit Endri Prifti dhe anëtares së jurisë, Bleona Qereti. Kjo e fundit e ka kritikuar performancën e këngëtarit korçar, i cili imitoi Tom Jones me këngën “Delilah”, duke e konsideruar skandal. “Sherrin” e nisi Arian Çani i cili tha se kënga i kujtonte një shitësë djathi që quhej Dila. I menjëherëshëm ka qenë edhe reagimi i këngëtarit ku i ka thënë se ai se ka patur mendjen tek kënga, por tek puthjet e Bleonës dhe tek mendimet për Van Damme.
“Endri pse nuk sheh intervistën tamam zemër, mos u merr me portalet. Sonte për mua ke qenë skandal duhet të ishe edhe më i zi”, i ka thënë Bleona Endrit.
NdërkohëEndri Prifti i është përgjigjur: “Bleona më thanë që kishe qenë javën e shkuartek Amsterdami, kur të mësosh të këndosh live hajde më vlerëso mua”.
Por nuk ka mbetur me kaq, pas sherrit të djeshwm, ka reaguar i nevrikosur vëllai i Endrit, Stefi. Ai rrëfen se nuk ka dashur që Endri të marrë pjesë, duke i dhënë kështu një përgjigje shumë të fortë produksionit.
Me Stefin është solidarizuar edhe këngëtarja Valbona Mema, e cila u kërkon artistëve që të bëjnë peticion për Bleona Qeretin, që të ikë nga juria.
Ja statusi i Stefit dhe komentet me kengetaren Valbona Mema:
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/