Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani raportoi ditën e sotme në Komisionin e Ligjeve lidhur me inspektimet që Ministria e Drejtësisë ka bërë në 8 Prokurori të vendit.
Manjani foli me tone të ashpra ndaj Prokurorëve, duke thënë se shumë çështje penale flenë nëpër sirtarët e prokurorive. “Prokurorët shqiptarë janë dembelë, pasi të tillë i ka krijuar sistemi”, tha Manjani para anëtarëve të Komisionit të Ligjeve.
“Kontrolli që kemi ushtruar në Prokurori të ndryshme ka qenë i planifikuar. Ankesat për shërbimin e Prokurorisë në ministri janë të një numri të lartë, që tregon besimin e ulët të publikut në këtë. Manjani vërejti se duhen ndryshime të mëdha në Kodin e Procedurës Penale.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/