Zbulohet një tjetër aferë seksuale e një të famshmi milioner, emri i të cilit është ndaluar nga gjykata britanike të bëhet publik në media. Tabloidi britanik “The Sun” sjell historinë e marrëdhënies së pasanikut të martuar, me fëmijë, me një parukiere të cilën e kishte njohur përmes një aplikacioni ku lihen takime për të njohur njerëz të rinj.
Fillimisht, mësohet se i famshmi, i cili njihet vetëm me inicialet PJS, nuk ishte prezantuar si i tillë në takimet e para me parukieren. Madje kishte treguar një moshë më të vogël nga ç’ishte në të vërtetë.
Por kur dashnorja e tij e zbuloi, ai u detyrua t’i kërkonte: “Të lutem, mbaje të fshehtë”. Dhe ajo e mbajti premtimin…
HISTORIA
“Me PJS (inicialet) nisëm të flisnim në ëhats app. Mbajtëm kontaktet dhe u bëmë miq në Facebook. Ai kishte përdorur një emër të rremë, deklaroi se ishte singël dhe më i ri në moshë. Ai mohoi të qenit i famshëm në fillim, por më vonë në mirëbesim, më tha: “Mbaje sekret’ tregon ajo.
Herë pas here shkëmbenin foto, nga palestra duke u ushtruar, më pas erdhën videot intime. E për këto pasaniku komentonte: “Faleminderit për videon HOT që më dërgon. Dua të luajmë në realitet”.
Parukierja ka rrëfyer gjithashtu takimin e parë: “Në fillim të majit, ai erdhi në Amerikën e Veriut dhe u takuam në një bar hoteli. Pimë disa gota më pas shkuam në një park dhe ecnëm duke u kapur për dore. Pas kësaj u kthyem në dhomë dhe përfunduam në kreva, kryem marrëdhënie seksuale.
Pas seksit ai më tha: “Dua të shoh sytë e tu gjithë natën. Kur u zgjova ai më puthi, e pastaj u largova.
Disa orë më vonë ai më dërgoi një mesazh në Facebook e cila më bëri të ndihem tepër e veçantë. Pasi shkruajti se ksihte kaluar natën më të bukur të jetës së tij me mua. Ne i ruajtëm kontaktet …
Nuk jam e befasuar që ai ka pasur marrëdhënie të tjera, por në të njëjtën kohë e kam shijuar. Pjs më ka ofruar të bredhim në të gjithë botën dhe më kërkoi të pajisesha me pasaportë në mënyrë që unë mund të udhëtoja me të. I kam dërguar mesazhe gjatë gjithë kohës, selfies lakuriq në shtrat…”, ka rrëfyer parukierja.
Gjykata e Lartë në Britani pritet të vendosë nesër nëse do pranojë që zbulohet emri i këtij të famshmi që ka përfunduar në gjykatë për aferat seksuale.
Historia e sotme vjen një ditë pasi po “The Sun” publikoi historinë e një marrëdhënie seksuale treshe të këtij personi.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/