Kryeministri Rama dhe ministrja e Arsimit, Nikolla u përfshinë sot në mënyrë të paligjshme në procesin zgjedhor të Universiteteve duke sajuar një inagurim vetëm një ditë para votimit për rektorë, dekanë dhe shefa të departamenteve.
Ndërkaq Kryeministri i vendit ka komentuar me tone të buta kërcënimin e Shullazit ndaj kandidatit për rektor por pa e përmendur kërcënuesin.
Rama dhe Nikolla morën pjesë në inagurimin e godinave shtesë tek universiteti politeknik tek të cilat në fakt nuk kishin ndonjë gjë për inagurim.
Gjatë fjalës së saj ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla konsideroi si një nder që po u bën qeveria universiteteve që nuk ndërhyri në fushatë dhe nuk emëroi drejtues të universiteteve nga ana e qeverisë deri në zgjedhje. “Na kanë thënë se pse qeveria nuk komandoi drejtuesit e universiteteve, pse nuk shtymë zgjedhjet për më vonë dhe pse nuk ndikon zgjedhjet. Por ne jemi krenarë të themi se vendosëm të mos ndërhyjmë në jetën universitare”, tha ajo.
Ndërkaq Edi Rama dënoi kërcënimin ndaj kandidatit për rektor duke e quajtur thjesht një histori të trishtueshme dhe të papranueshme.
“Ajo që ndodhi para 3 ditësh eshte ngjarje që cënon universitetin por ndërkaq ajo cfarë ndodhi shpreh vullnetin e qeverisë për të mos lejuar askënd të cënojë universitetin. Histori shumë e trishtueshme dhe aspak e pranueshme. Por që nuk mund të përdoret nga askush. Jemi në krah pa dallim të atyre që konkurojnë”, tha Rama.
Kandidatet per rektor jane Mynyr Koni, aktualisht dekan I Fakultetit te Shkencave qe u kercenua te lere garen tri dite me pare nga Shullazi dhe Klodeta Dibra, dekane e Fakultetit te Gjuheve te Huaja qe kryesonte listen e keshilltareve socialiste te bashkise se Tiranes ne zgjedhjet lokale te vitit 2015.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/