Deputetët socialistë refuzojnë të thërrasin ministren për skandalin Shullazi

Deputetët socialistë refuzojnë të thërrasin ministren për skandalin Shullazi

51
0
Shares

Deputetët socialistë të Komisionit të Edukimit dhe Medias refuzuan sot të thërrasin në komision ministren e Arsimit për cështjen Shullazi.

Deputetë të opozitës në komision hapën debatin rreth skandalit të kërcënimit të kandidatit pë rektor të universitetit të Tiranës, Mynyr Koni. Kishte një propozim për të ardhur në komision ministrja e Arsimit, propozim që u mbështet nga një pjesë e mirë e komisionit.

Por në procesin e votimit deputetët e PS refuzuan thirrjen e saj.

“Skandali Shullazi! PS voton kundra thirrjes para Komisionit të Edukimit&Medias të Min. së Arsimit Nikolla për sqarimin e gjendjes në Univ TR”, shkruan në një postim kryetari i Komisionit të Edukimit dhe Medias, Genc Pollo.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY