DENONCIMI/ Në zgjedhjet e 23 qershorit 2013, Saimir Tahiri nën shoqërinë e...

DENONCIMI/ Në zgjedhjet e 23 qershorit 2013, Saimir Tahiri nën shoqërinë e Emiliano Shullazit

160
0
Shares

Ish-oficeri i lartë i Policisë së Shtetit, Erzen Breçani ka denoncuar sonte “miqësinë” e Saimir Tahirit me Emiliano Shullazin.
Denoncimin e tij ai e bëri nga studio e emisionit “opinion” në TV “Klan”.
“Ditën e zgjedhjeve të 23 qershorit 2013, tre makina lëviznin me flamujt e PS-s e LSI-së. Në bazë të Kodit zgjedhor, nuk lejohet ditën e zgjedhjeve reklamimi i simboleve partiake, ndaj edhe i shoqëruam të gjithë ata persona, gjithsej 12 persona, midis të cilëve edhe Gilmano Dani. I shoqërova, por nuk mu ndanë telefonatat, midis të cilëve më mori edhe Emiliano Shullazi, i cili atëherë ishte me precedentë penalë dhe ishte nën përgjim nga prokuroria. Edhe telefonata me mua është e regjistruar. Në atë telefonatë më pyeti pse i shoqërova… Ata i mbajta 10 orë në shoqërim. Në darkë, pasi ishte mbyllur procesi i votimit, dola me makinën time të policisë për një kontroll të situatës. Para njësisë bashkiake nr. 6, pashë Saimir Tahirin, me Emiliano Shullazin dhe kryetarin e kësaj njësie. Sa më panë që u afrova unë, ata u larguan”, denoncoi Erzen Breçani.
erzen-brecani

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY