Debati i policisë me Shullazin në momentin e arrestimit

Debati i policisë me Shullazin në momentin e arrestimit

52
0
Shares

Kur policia e Tiranës, reparti Shqiponja, janë gjendur përballë vilës së Shullazit, tek ish-Parku u përballën me të paktën 20 persona që qëndronin para portës. Policia vendosi ti shoqëronte ata të gjithë në Drejtorinë e Policisë së Tiranës.

Por në kohën që forcat e Policisë po nisnin të bënin shoqërimet, në krye të shkallëve është shfaqur Emiljano, i cili ka bërtitur që t’i linin të qetë njerëzit e tij. “Po ju prisja. Nuk keni punë me djemtë. Do të vij unë me ju, ja ku më keni!”, ka thënë ai.

Ai e ka hapur vetë derën e makinës së Policisë, pa pyetur për arsyen e shoqërimit, apo pse Policia kishte shkuar aty. Policia nuk ka bërë kontroll banese në moment. Është kthyer më vonë dhe nuk ka gjetur gjë aty.

Ndërsa dy personat e tjerë, Gilmando Dani dhe kushëriri i Shullazit, Blerim Shullazi, janë shoqëruar në momentin që kanë shkuar në Drejtorinë e Policisë që të interesoheshin për 38- vjeçarin, shkruan Panorama.

Nga ai moment, ata nuk janë lejuar që të dalin më nga Drejtoria e Policisë së Tiranës. Ndërsa pas orës 01:00 të natës iu është komunikuar arresti të treve, në ekzekutim të urdhrit të Prokurorisë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY