VIDEO/ Huliganët maqedonas sulmojnë shqiptarët në stadium

VIDEO/ Huliganët maqedonas sulmojnë shqiptarët në stadium

59
0
Shares

Gjatë ndeshjes të zhvilluar midis Vardarit dhe Shkëndijës e cila përfundoi me barazim 1:1 Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, Ragip Behrami, babai i yllit të famshëm kosovar Valon Behrami dhe disa miq të tyre janë sulmuar në Maqedoni nga huliganët maqedonas

Në fakt, Ahmeti dhe Behrami kanë shpëtuar, por tre miq të tyre kanë pësuar lëndime pas sulmit fizik që tifozët e Varadarit e kanë kryer ndaj tyre në ndeshjen me Shkëndijen, e zhvilluar të dielën në kuadër të kampionatit maqedonas.

Në stadium ishte një grup prej 15 shqiptarësh, nga Kosova e Maqedonia, që kishin shkuar për ta parë skuadrën e Shkëndijës.

Në mesin e tyre ishin edhe Ahmeti e Behrami, e po ashtu drejtues të klubit kuq e zi. Në momentin kur Shkëndija kishte shënuar gol ata kishin festuar, me ç’rast huliganët janë vërsulur në drejtim të tyre.

“Vetëm Zoti na ka shpëtuar. Nga minuta e 38-të e ndeshjes, kur Shkëndija shënoi gol, ne duartrokitëm dhe iu gëzuam golit. S’kemi ditur asgjë veç kur na janë vërsulur tifozët, huliganët, duke na gjuajtur me gjësende të forta, por na u vërsulën edhe për të na sulmuar fizikisht”,rrëfeu tmerrin babai i Valon Behramit, Ragipi, në një bisedë me gazetën “Zëri”.

Ai thotë se bashkë me shokë i shpëtuan më të keqes falë intervenimit të Policisë.
“Tre miq tanë, që ishin me ne, janë sulmuar dhe kanë pësuar lëndime. Kurse, ne të tjerët i shpëtuam më të keqes pasi intervenoi Policia”, tregoi ai.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY