Të shtunën mblidhet Asambleja e re e Partisë Socialiste

Të shtunën mblidhet Asambleja e re e Partisë Socialiste

53
0
Shares

Në mbledhjen e së shtunës, Asambleja e re e Partisë Socialiste do të zgjedhë sekretarin e përgjithshëm dhe sekretarin organizativ të PS-së

Asambleja e re ka në përbërje 173 anëtarë të zgjedhur nga vota e më shumë se 1500 delegatëve. 50% e tyre janë gra dhe 50 % burra.

Ndërkohë që në listën e re të anëtarëve të Asamblesë të zgjedhur me votim, mungojnë shumë nga emrat e njohur të PS-së në vite.

Gjithashtu, mund të thuhet se kjo listë ka “asgjësuar” të gjithë ata që mund të konsideroheshin si përkrahës apo mbështetës të Ben Blushit në Asamble.

DISA NGA NDRYSHIMET NË STATUTIN E PS

Asambleja e PS

(Ishte)

Neni 27

3. Asambleja Kombëtare mblidhet jo më rrallë se një herë në 3 muaj. Mbledhja e AK thirret me kërkesë të Kryesisë, të Kryetarit të PS, ose të jo më pak se 1/3 së anëtarëve të saj.

(Bëhet)

Neni 41

Asambleja Kombëtare mblidhet jo më rrallë se një herë në katër muaj. Mbledhja e Asamblesë Kombëtare thirret nga Sekretari i Përgjithshëm, sipas axhendës vjetore politike të miratuar nga Asambleja Kombëtare ose edhe me kërkesë të kryesisë, kryetarit të partisë, ose të jo më pak se 1/3 së anëtarëve të saj. Nëse nuk mblidhet të paktën dy herë rresht në afatin e mësipërm, Asambleja Kombëtare shpërndahet automatikisht.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY