Një e treta e meshkujve të një universiteti, të cilët kishin marrë pjesë në një studim për përdhunimin e femrave, kishin thënë se do e bënin këtë nëse nuk do të kishte pasoja për ta.
Mes shumë pyetjeve, ishte edhe pyetja se si do të ndiheshin nëse do të bënin seks me një grua pa vullnetin e saj, nëse askush nuk do ta merrte vesh këtë dhe nuk do të kishte pasoja, transmeton Telegrafi.
31.7% e meshkujve kishin pranuar se do ta detyronin një grua të bënte seks me ta, nëse nuk do të kishte pasoja.
Sidoqoftë, brenga më e madhe qëndron se shumë meshkuj veprimet e tilla nuk i njohin si përdhunim, transmeton telegrafi.
Ky studim shqetësues është kryer nga akademikët e Universitetit të Dakotës Veriore dhe Universitetit Shtetëror të Dakotës Veriore.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/