Në Durrës kanë mbërritur mëngjesin e sotëm pajisjet dhe makineritë e para për punimet për ndërtimin e gazsjellësit TAP.
Është zona e Spitallës që do të shërbejë si magazinë për makineritë dhe pajisjet, në një sipërfaqe që arrin në 90 mijë metra katrorë.
Në fjalën e tij, kryeministri Edi Rama e cilësoi TAP-in një projekt me rëndësi strategjike për Shqipërinë, e cila do të ketë gjithashtu edhe përfitime sociale.
Rama bëri të ditur se Shqipëria ka hyrë në negociata me grupin e investitorëve për një përfitim simetrik nga ky investim strategjik.
“ Që ditën e parë kemi vënë re me keqardhje që kontrata e nënshkruar nuk ka pasur asnjë lloj përfitimi simetrik të shtetit shqiptar si me vendet e tjera ku kalon TAP, deri tek vendi fqinj në jug, Kemi çelur negociatat për të marrë një përfitim simetrik sepse besojmë se nuk ka asnjë arsye që Greqia apo të tjera vendë të përfitojnë për të njëjtën punë, disponibilitet dhe Shqipëria të mos përfitojë asgjë. Dhe jemi shumë të kënaqur që nga pala e TAP kemi gjetur gadishmërinë për të dëgjuar dhe negociuar një përfitim simetrik që për ne është I domosdoshëm për ta vënë Shqipërinë në të njëjtin nivel si të gjithë vendet e tjera. Si dhe për ti dhënë mundësi qytetarëve tanë të përfitojnë nga kontrata e vecantë e financimit që TAP vë në dispozicion të vëndeve ku kalon. Jam besimplotë se ky negocim do të mbyllet me sukses. Dua të falenderoj përfaqësuesit e palës tjetër për gadishmërinë dhe ndjeshmërinë në raport me kërkesën tonë shumë legjitime”, ka deklaruar Rama.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/