Deputeti socialist, Ben Blushi nuk është treguar “i prerë” i pyetur për mundësinë e krijimit të një partie të re.
I pyetur sonte nga Ilir Babaramo, Blushi sqaroi se është duke zhvilluar takime me njerëz të të gjitha krahëve politikë nëpër Shqipëri për të testuar nëse kanë nevojë për një alternativë të re.
Sipas tij rezulton se njerëzit e duan një alternativë të re, mirëpo ka edhe 8 muaj kohë për të testuar këtë gjë.
“Për mua s’ka rëndësi fare se kush vjen në takimet e mia, qoftë demokratë e qoftë socialistë”, tha Blushi, në përgjigje të deklaratave të ministrit Blendi Klosi dje, se në takimet e Blushit shkojnë demokratë.
socialist, Ben Blushi foli në “5 Pyetje nga Babaramo” për Kongresin e PS-së dhe për votimin e referendumit.
Ai tha se pjesëmarrja nuk ishte më shumë se 40 % duke akuzuar Ramën se e ka manipuluar referendumin.
“Në atë referendum kanë votuar njerëz që nuk janë pjesë e PS-së. Pjesëmarrja nuk ishte as 40 %”, tha Blushi.
I pyetur për Fatos Nanon dhe ftesën që iu bë në Kongres, Blushi tha se Rama ishte aq i frikësuar nga ai, sa që i kërkoi Nanos që ti bënte oponencë.
“Ai ishte aq i frikësuar nga unë sa i kërkoi Nanos që të vinte dhe të më hidhej kundër. Por Nano nuk mund ta bënte këtë gjë. Nano vetë shkeli statutin dhe lejoi garë me Ramën edhe pse s’ishte as anëtar i PS-së kur kërkonte të merrte drejtimin e saj”, tha Blushi.
Deputeti socialist ka folur në emisionin “5 Pyetje nga Babaramo” për kërcënimin që iu bë kandidatit për rektor në UT, Mynyr Konin nga Emiljano Shullazi.
“Unë nuk mund të them nëse ka sfond politik. Fakti që Policia ka vepruar dhe ka thirrur të dyshuarin do të thotë që diçka ka ndodhur. Është e kuptueshme se si krimi po hyn në Universitet ndërkohë që përpiqemi ta nxjerrim nga Parlamenti”, tha Blushi.
“Sidoqoftë, besoj që opinioni publik duhet të njihet me faktin nëse ka patur ose jo kërcënim dhe Policia duhet të zbardhë se pse një kriminel ndikon në një garë për rektorë të Universitetit publik. Çfarë interesash ka aty që ky person të ndërhyjë aty. Ministria duhet të reagonte të paktën”, vijoi Blushi.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/