Pandeli Majko: Vrasja e Azem Hajdarit, dita më e vështirë në Kuvend

Pandeli Majko: Vrasja e Azem Hajdarit, dita më e vështirë në Kuvend

106
0
Shares

Deputeti i Partisë Solialiste Pandeli Majko i ftuar në takimin e organizuar nga Kuvendi i Shqipërisë në kuadër të 25 vjetorit të Parlamentit pluralist shqiptarë e ka cilësuar plagosjen e deputetit demokrat Azem Hajdari si ditën më të vështirë të kuvendit.
Në 25 vjetorin e parlamentit pluralist, Majko teksa përmendi momentet kyçe të zhvillimit të këtij institucioni tha se vrasja e Azem Hajdarit meku politikën.

“Plagosja e Azem Hajdarit brenda ambienteve të kuvendit ishte një ditë e vështirë. Vrasja e tij më pas ishte një ditë kur politika u mek,” tha Majko.
Në fjalën e tij Majko përmendi edhe Jozefina Topallin si gruaja e parë që u ul në krye të parlamentit si dhe Ilir Metën, si “dikush që u rrit brenda parlamentit”.
Më tej ish kryeministri Majko tha se brenda parlamentit u shfaqën karakteret e para në pluralizëm si Meksi, Berisha dhe Nano.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY