Pas kërcënimit, tashmë të bërë publik ndaj kandidatit për rektor Mynyr Koni, nga Emiliano Shullazi, një lajm që qarkulloi nëpër media, ishte marrja e tij në mbrojtje nga policia.
Por, gazetarët e ftuar sonte në studion e emisionit “Opinion” në TV “Klan”, kanë hedhur poshtë këto informacione.
Sipas Flamur Vezajt, i cili kishte shkuar sot te banesa e kandidatit Mynyr Koni, “nuk kishte asnjë makinë policie para pallatit, si edhe nuk kishte asnjë polic në shkallët e pallatit apo para derës së apartamentit të myhyr Konit”, u shpreh Vezaj.
Ky pohim i Vezajt u konfirmua edhe nga gazetarja tjetër, Lindita Çela.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/