Të ushtrosh prostitucion në Shqipëri për vajzat shqiptare ka avantazhet e veta. E para nuk janë të detyruara të varen nga tutorë, të japin përqindje, dhe pse jo kanë te drejten e përzgjedhjes së klientëve sipas dëshires se tyre.
Zakonisht gjenden me ane të të njohurve, ose të tipave që frekuentojne lokalet në qëndër të bllokut. Disa prej tyre që kanë me dhjetra numra të tillë, të vajzave që ofrojnë shërbime speciale për klientet. Por kohët e fundit, shumë prej tyre kanë dalë nga suaza e ndrojtjes dhe kanë filluar të reklamohen në faqet e internetit. Janë vajza kryesisht studente, të cilat me anë të kësaj pune nxjerrin shpenzimet e shkollës por edhe jetesën. Në www.happyescorts.com jane rreth 70 mos me shume vajza te cilat ofrojne shërbimet e tyre kundrejt pageses. Mosha nga 20 deri ne 40 vjec ndërsa cmimet variojne, nga 100 deri ne 200 euro për një orë dhe deri në 1000 euro për shërbimet e tyre përgjatë tërë natës. Në faqen personale të tyre jepen të dhënat, mosha gjatësia dhe çmimi si dhe nje adresë kontakti. Neë rast se nuk kanë një adresë të mirëfilltë të shfaqur ne faqe, atëherë faqja mundëson dërgimin e mesazheve direkte në emailet e tyre. Më pas kërkohën të dhënat si numrat e telefonit, një foto e klientit si dhë lihet vendi i takimit. Kushtet janë dy, të ketë para dhe të mos jetë i njohuri i tyre. Më pas bihet dakort për orën, kohëzgjatjen dhe çmimin.
Kjo është njëra prej mënyrave, më të thjeshta por siç thamë më lart ka dhe të tjera. Kryesisht, klientët kontaktojnë me banakierë të bareve të njohura, taksist apo dhe sportelit të hoteleve në vend. Dita ditës, kjo po bëhet një biznes mjaft fitimprurës në Shqipëri. Gjuha e përdorur zakonisht nga vajzat është koduar, dhe nga çmimi që ofrohet tregohet dhe “respekti” i klientit për to. Ka nga ata klientë që përeferojnë vetëm një vajzë të vetme, madje jo në pak raste kanë krijuar dhe lidhje të ngushta me to. Siç shprehet një nga vajzat, mes tyre nuk kanë munguar dhe emra të politikës, te cilët kërkojnë të mbeten diskret për marrëdhëniet e tyre dhe kjo është mënyra më e mirë. Kategoria tjetër janë biznesmenët, por dhe persona të tjerë me të ardhura të mjaftueshme. Gjithsesi, duket se në këto kohë krize turizmi seksual është i vetmi që po njeh ngritje….
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/