Policia e Volrës ka sekuestruar 1 kg e 600 gr lëndë narkotike të llojit “Cannabis sattiva”. Po ashtu ka arrestuar në flagrancë flagrancë 2 shtetas.
Në pranga janë vënë shtetasit:
Klaudio Percuke, 23 vjeç, banues në lagjen “15 Tetori” Fier.
Kejvin Zogo, 20 vjeç, banues në lagjen “8 Shkurti” Fier.
Shërbimet e Policisë së Vlorës, kanë bërë të mundur finalizimin e këtij operacioni në lagjen “10 Korriku”, mbi bazën e të cilit:
Gjatë kontrollit të automjetit tip “Volskëagen” me targë: AA756DS, me drejtues shtetasin: Klaudio Percuke dhe pasagjer, shtetasin: Kejvin Zogo, është konstatuar një sasi me lëndë narkotike me peshë totale prej 1 kg e 600 gr, të llojit “Cannabis sattiva”.
Lënda narkotike ishte e mbështjellë me qese plastike të zezë dhe ishte e fshehur në bagazhin e automjetit (në vendin e gomës rezervë). Materialet i kaluan Prokurorisë në ngarkim të këtyre 2 shtetasve për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/