Familjarët konfirmojnë se një nga viktimat e bunkerit është Agim Madani, iu...

Familjarët konfirmojnë se një nga viktimat e bunkerit është Agim Madani, iu gjetën fotot e djemve

60
0
Shares

Personi më i kërkuar nga policia e Tropojës dhe Kosovës, Agim Madani është një prej viktimave të gjetura dje në një fshat të Tropojës. Viktimat mendohet se kanë humbur jetën rreth 6 muaj më parë, bëhet me dije se Agim Madani është konfirmuar plotësisht edhe nga familjarë të tij.

Sakaq burime për ‘Gazeta Express’, bëjnë me dije se dje kanë dëshmuar në polici familjarë të tij dy motra dhe vajza, pasi në rrobat e gjetura në vendin, ku u gjetën kufomat kanë qenë edhe dy foto.

Sipas të njëjtave burime rezulton se fotot kanë qenë të djemve të Agim Medanit. Ai ka qenë në kërkim nga policia për kryerjen e një vrasje dhe disa grabitjeve. Ende nuk dihen shkaqet e vdekjes në këtë mënyrë, teksa po priten edhe përfundimet e ekspertizës nga ana e autoriteteve përkatëse.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY