DOKUMENTET/ Prokuroria rrëzon padinë për sherrin mes dy drejtuesve të shkollës në...

DOKUMENTET/ Prokuroria rrëzon padinë për sherrin mes dy drejtuesve të shkollës në Fier

650
0
Shares

Shkolla e mesme profesionale, Fier

Prokuroria ka rrëzuar padinë e drejtoreshës së shkollës profesionale “Petro Sota”, duke mos i gjetur të bazuara pretendimet se vartësja ka ushtruar dhunë ndaj saj. Prokuroria e hapi çështjen muajin e shkuar, pas një kallëzimi që kreu në polici dhe prokurori, Klotilda Naço, drejtoreshë e shkollës së mesme profesionale “Petro Sota”, duke pretenduar se Jorida Muçaj kishte përdorur dhunë fizike ndaj saj.
Prokuroria Fier, me një letër zyrtare datë 13 prill 2016 me numer protokolli 3842, ka njoftuar se ka pushuar çështjen ndaj shtetases Jorida Muçaj, nëndrejtoreshë e shkollës së mesme profesionale “Petro Sota” në Fier”.

pfr
pfr1
pfr2
pfr3
pfr4
Vendimi Prokurorisë Fier, për pushimin e çështjes

Sa i takon këtij rasti që mori vëmendje të madhe mediatike, Prokuroria Fier pasi ka hetuar çështjen dhe duke pyetur edhe nxënësit e klasës ku pretendonte drejtoresha, vendosi pushimin e saj.
Pas njoftimit të marrë, nëndrejtoresha Muçaj ka përpiluar dosjen e saj me dokumentet e duhura dhe ja ka paraqitur disa organeve përkatëse, për të hetuar shkeljet që eprorja e saj ka bërë gjatë kohës që ajo drejton këtë shkollë të mesme. Sipas Muçajt, konflikti me drejtoreshën ka nisur pas urdhrave verbalë që drejtoresha i jepte asaj për t’i zbatuar në muajin korrik të 2015. Kur Muçaj ia kërkonte më shkresa zyrtare urdhrat, drejtoresha nuk përpilonte shkresa, por e urdhëronte me gojë. Ndër të tjera drejtoresha akuzohet se ka kërkuar që të bëheshin prokurime me vlerë të vogël fiktive, shkelje këto që janë të konstatuara edhe nga auditi i MMRSA dhe nga KLSH.

klsh1
klsh2
klsh3
Raporti i KLSH

KLSH pas kontrollit të ushtruar i është drejtuar me shkresë zyrtare edhe MMRS që të marrë masa. KLSH kërkon ndërprerjen e marrëdhënies të punës dhe dërgimin e çështjes në Prokurori.
Më raport është konstatuar se drejtoresha ka një diplomë jashtë profilit dhe është kërkuar ndërprerje të marrëdhënieve të punës si edhe kallëzim penal. Muçaj ka pohuar se shkeljet e eprores së saj kanë vazhduar edhe në muajt pas kontrollit të ushtruar nga KLSH.
Për të gjitha shkeljet e pretenduara i janë drejtuar informacione si krimit ekonomik në drejtorinë e policisë Fier, prokurorisë dhe organeve të tjera të hetimit, që të zbardhin shkeljet që janë bërë në shkollën e mesme profesionale “Petro Sota” në Fier.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY