Prokuroria e Durrësit mbyll hetimet për plagosjen e gjyqtarit të Tiranës Artan Gjermeni. Vendimi është nga kjo prokurori, pasi nuk ekzistojnë prova që të çojnë në një ngjarje kriminale dhe që të hetohet për identifikimin e autorëve.
Nga ana tjetër, prokuroria e Durrësit ka marrë dhe një vendim tjetër për lirimin e shumës financiare prej 18 mijë e 750 euro dhe 250 mijë lekë të reja që ju sekuestruar gjyqtarit Artan Gjermeni në makinën e tij tip “Smart”.
Artan Gjermeni mbrëmjen e 17 janarit 2016 është paraqitur i gjakosur në urgjencën e spitalit “Nënë Tereza” ku ka kërkuar ndihëm e parë mjekësore. Mjekëve u ka thënë se ishte prerë nga disa llamarina në garazhin ku ai parkon makinën, por plagët u dyshua se ishin shkaktuar me mjete prerëse dhe për pasojë mjekët kanë njoftuar policinë, pasi kanë menduar për një sulm kriminal.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/