Kandidati republikan për president në SHBA, Donald Trump, po e gjen veten nën presion, këtë herë duke i bërë krahasime të flokëve të tij me disa bimë.
Tani kur janë mundësitë e tij të fundit që ai të bëhet president i SHBA-së, shakatë me të nuk kanë të ndalur, e kjo më së miri vërtetohet me disa fotografi që i janë bërë dhe me këtë video.
Në një ishull të vogël – Kvaloya në Norvegji, thuhet se Donald Trump mbjelli flokët që u rritën si bimë në atë ishull.
“Unë nuk vë parukë”, thotë Trump para medieve.
Për më tepër është thënë se klima e ftohtë, i ka bërë flokët e tij më të forta, të trasha dhe më të qëndrueshme.
Krejt në fund, video kthehet në humor, ato janë thjesht bimë amtare të këtij ishulli që ngjasojnë me flokët e tij.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/