Shërbimet e Policisë Rrugore Tiranë gjatë natës dhe orëve të para të mëngjezit kanë vijuar punën në të gjitha rrugët kryesore dhe dytësore të qytetit Tiranë duke përdorur Dragerat dhe Radarin.
Si rezultat u arrestuan në flagrancë 5 shtetas për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 1 për kundërshtim të punonjësve të Policisë.
34 leje drejtimi të pezulluara, nga keto:
15 leje drejtimi për shpejtësi tej normave të lejuara në qytet.
19 leje drejtimi për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit dhe në gjendje të dehur.
38 drejtues mjetesh u dërguan në OASh.
18 masa administrative për rrip sigurimi, shkelje semafori dhe përdorim të celularit.
U këshilluan 11 drejtues mjetesh për shkelje të lehta të kodit rrugor.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/