Pagesa e pronarëve për shkak të legalizimit, vlera e re e kompensimit

Pagesa e pronarëve për shkak të legalizimit, vlera e re e kompensimit

73
0
Shares

Rritet masa e kompensimit për pronarët që shpronësohen për efekt të procesit legalizues. Deri më tani këto familje përfitonin katër këste, ose thënë ndryshe 57 për qind të vlerës së pronës, dhe për pjesën e mbetur të pagesës u duhej të viheshin në radhë pritjeje.

Tanimë ata do të kenë mundësi që të marrin 70 për qind të vlerës. Në këtë mënyrë detyrimi që i mbetet agjencisë përkundrejt tyre reduktohet në masën 30 për qind. Kjo vlen për aplikimet e reja që do të depozitohen.

Vendimi për rritjen e masës së kompensimit u paralajmërua më herët nga ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, i cili u zotua po ashtu për likuidimin në masën 100 për qind të këtyre pronarëve deri në 2017-n.

Ndërkohë jo më larg se dje, drejtoresha e Agjencisë së Trajtimit të Pronave, Sonila Qato, njoftoi konkretizimin e hapit të ndërmarrë. “Në kuadër të shpërndarjes së fondit të kompensimit në vlerë për pronarët e pasurive të paluajtshme pronë private, që preken nga ndërtimet informale, falë punës intensive të stafit të ATP-së dhe me mbështetjen e qeverisë, ka arritur të rrisë masën e kompensimit për pronarët prona e të cilëve preket nga ndërtimet informale.

Deri në vitin 2013, shpërblimi për këta pronarë ka qenë në masën 57% të vlerës së miratuar. Tashmë, falë fondeve të akorduara nga Buxheti i Shtetit, kemi arritur të rrisim masën e shpërblimit nga 57% në 70% të vlerës së miratuar”.

Dje u publikuan emrat e 1490 familjeve të shpronësuara, të cilat kishin përfituar më herët katër këste dhe u ishte miratuar kësti i radhës. Drejtoresha e ATP-së shprehu angazhimin për vendosjen e afateve konkrete për përmbylljen e këtij procesi. Pra, për kompensimin e plotë të pronarëve që preken nga ndërtimet informale brenda një kohe të shkurtër. Veç kësaj, drejt zgjidhjes do të shkojë edhe problematika e vonesave në ndarjen e parave, duke bërë që dy proceset, përkatësisht ai legalizues dhe ai kompensues, të ecin paralelisht.panorama

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY