Prokuroria e Përgjithshme është përfshirë në ndalimin e Shullazit. Prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla ka thirrur në një takim urgjent drejtorin e Përgjithshëm të Policisë, Haki Cako.
Takimi po zhvillohet në Prokurorinë e Përgjithshme dhe marrin pjese edhe prokurori I Tiranes Fusha dhe drejtori I policies se Tiranes Hodaj.
Pavarësisht se policia ka konfirmuar shoqërimin e Emiljano Shullazit në drejtorinë e Policisë së Tiranës nuk ka asnjë njoftim tjetër lidhur me operacionin e zhvilluar nga policia e Tiranës.
Sipas të dhënave të para është bërë kontroll në shtëpinë e tij dhe të miqve të tij në rrugën e Kavajës por nuk është thënë asgjë rreth rezultatit të operacionit.
Shullazi ka një kohë të gjatë që është futur në retorikën politike. Që në zgjedhjet e vitit 2013 dhe më fort në zgjedhjet lokale të vitit 2015, Shullazi u kthye në një personazh publik.
Kohët e fundit ai u përmend me emër nga ambasadori amerikan në Tiranë ndërsa sot Sali Berisha denoncoi një kërcënim që sipas tij Shullazi kishte bërë ndaj kandidatit për rektor të universitetit të Tiranës, Mynyr Koni.
Ai është ndaluar, arrestuar dhe dënuar disa herë për vepra të ndryshme penale.
Ndaj tij ka pasur edhe disa atentate për ta eliminuar.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/