Mynyr Koni qëndron në garë

Mynyr Koni qëndron në garë

85
0
Shares

Kandidati për rektor i Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni deklaroi sot pasdite se do të vijojë garën.

Në një deklaratë për shtyp ai tha se do të qëndrojë në garë dhe ftoi studentët dhe stafin akademik të përfshihen në proces.

Më poshtë deklarata e Konit:

DEKLARATË PËR SHTYP

Unë, kandidati Mynyr Koni, deklaroj që vazhdoj të jem në garë për postin e rektorit të Universitetit të Tiranës.

I kërkoj studentëve dhe stafit akademik që sëbashku ta çojmë përpara këtë proces zgjedhor me urtësinë dhe zgjuarsinë që karakterizon botën tonë akademike.

Kandidati për rektor i UT-së

Prof. Dr. Mynyr Koni


mynyr koni postim

Mynyr Koni, aktualisht dekan i Fakultetit të Shkencave të Natyrës besohet se është kërcënuar për të lënë garën. Ish-Kryeministri Berisha tha se Shullazi e ka kërcënuar atë të tërhiqet. Koni nuk ka komentuar deklaratat lidhur me kercenimet ndaj tij por ka konfirmuar se do të jetë në garë.

Përballë tij është Klodeta Dibra, dekane e Gjuhëve të Huaja. Dibra përvecse si pedagoge është e njohur si basketbolliste në vitet ’80, kohe kur edhe kryeministri Rama ka qene basketbollist.

Një ditë më parë ajo nuk u prit nga studentët dhe pedagogët e Shkencave të Natyrës për një takim zgjedhor.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY