MITHAT HAVARI/Për cilën histori ish-komisari i famshëm i policisë replikon me Bleona...

MITHAT HAVARI/Për cilën histori ish-komisari i famshëm i policisë replikon me Bleona Qerretin

258
0
Shares

Ish komisari i njohur i policisë në fundvitet ’90, Mithat havari ka replikuar me Bleona Qerretin. Po sicalt janë arsyet. Lexoni më poshtë:

“Bleona Qerreti ishte tek Arian Çani mbrëmë .Ajo deklaroi se babai i saj ishte oficer dhe se e kishin nxjerrë nga puna pas 92 .Ajo takoi Sali Berishën president dhe ja ktheu të jatin në punë . Vajza nuk thotë se babai i saj nuk ishte oficer i thjeshtë , por ishte zvëndës kryetar i degës së brëndëshme që mbulonte sigurimin e shtetit në Elbasan deri në rrëzimin e diktaturës , ku sigurisht mbaroi dhe parajsa e pushtetit të Nazmi Qerretit .

Arrestimet e djemve të nënave shqiptare që kundërshtonin rregjimiin komunist dhe që mbushën burgjet e Spaçit , Burrelit , Qafë Barit etj kontribues ishte dhe babai i Bleonës , përfshi dhe arrestimin tim që lidhet direkt me Nazmi Qerretin , biles nën kujdesin e tij .

Sigurisht ajo nuk mban as një përgjegjësi ç’ka bërë i jati i saj , ndaj po jeton ëndërrën e demokracisë, ëndërrën Amerikane , por miqtë e mi , “dardha bie nën dardhë” thotë populli . Sali Berisha më ndihmoi pêr babain tha ajo , e respektoj , por Edi Rama është kryeministër i shkëlqyer , fat për Shqipërinë .Donald Trampi më ndihmoi por unë do votoj Hillari Klinton .Eshtë e bija e babait , ajo shkon në origjinën e saj .Normale , unë asnjë herë nuk kam dyshuar për këtë jo vetëm për rastin në fjalë , por dhe për të gjithë “xhaket kthyerit” dhe të pjellët e tyre .Thjesht ishte një refleksion nga ana ime , kujtesë në lidhje me të tashmen dhe të shkuarën jo shumë të largët !”

mithat havari postim1

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY