Kryetari i PD, Lulzim Basha ka reaguar sot pas një sërë raportesh negative për Shqipërinë publikuar gjatë javës që kaloi.
“Renia e besimit te biznesit dhe konsumatoreve ne nivele rekord poshte mesatares historike…ky eshte lajmi i fundit qe permbyll nje jave raportesh dramatike. Banka Boterore, Freedom House, Dhoma Gjermane e Tregetise, Departamenti Amerikan i Shtetit, Shoqata e Investitoreve te Huaj dhe se fundi Anketa e Bankes se Shqiperise konfirmojne ate qe cdo shqiptar perjeton dhe ndjen perdite: perkeqesimin, thellimin e krizes, renien ekonomike. Por Rama, Koco, Beqja dhe Ahmetaj me shoke, keta shkaktare te ketij perkeqesimi qe per vete kane grabitur mbi 1 miliard euro me taksa te larta e korrupsion ne tendera dhe koncesione, nuk duan tja dine, nuk duan ta shohin, nuk duan ta degjojne.
Hapi i pare ne programin tone per daljen nga kriza Rama dhe nxjerrjen e shqiptareve nga varferia eshte ulja e taksave, tarifave dhe faturave qe do ti ktheje shqiptareve dhe ekonomise 1 miliard euro cdo vit. Liri per te punuar, prodhuar dhe ndertuar mireqenie per cdo shqiptar. Mbeshtetje dhe jo terror ndaj biznesit dhe fermereve. Investime publike qe ndihmojne ekonomine dhe hapin vende te reja pune me paga me te mira. Bashke do te ndertojme nje ekonomi te forte dhe nje te neserme te sigurte per te gjithe. Por se pari te largojme me vote te lire regjimin e korruptuar te gangstereve dhe plackitesve”, deklaroi Basha.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/