Koloneli dhe 12 kamerieret që tradhtuan Kim Jong-un

Koloneli dhe 12 kamerieret që tradhtuan Kim Jong-un

59
0
Shares

Shërbimet e inteligjencës koreanojugore sapo kanë zbuluar që në fund të vitit të shkuar një kolonel i spiunazhit të Phenianit ka kërkuar strehim politik në Seul dhe filloi të bashkëpunojë.

Zyrtari, të cilit nuk i bëhet i ditur emri, duket se është një nga emrat e mëdhenj të të arratisurve që kanë kaluar nga Veriu në Jug që kur në mes të dy Koreve është vendosur armëpushimi.

Koloneli bënte pjesë në agjencinë e Phenianit, që shërbimet amerikane e cilësojnë si “General Reconnaissance Bureau”: GRB është CIA e regjimit koreanoverior dhe nëse lajmi është i vërtetë, ai dyshohet se po i tregon Seulit dhe Uahsngtonit detaje të çmuara mbi aksione sekrete të urdhëruara nga diktatori Kim Jong-un.

Por shuplaka më e fortë për Kim është rasti i 12 kameriereve të një restoranti koreanoverior në Kinë, të cilat u arratisën javën e shkuar së bashku me menaxherin e tyre. Vajzat zbarkuan në Seul të premten e shkuar pasi kaluan nga Tajlanda.

Regjimi koreanoverior ka hapur 130 restorante në një dyzinë vendesh në botë, pjesa më e madhe në Kinë. Këto janë një burim të ardhurash të mjaftueshme për buxhetin e Phenianit: sipas disa burimeve, ato dërgojnë para në atdhe rreth 100 milionë dollarë në vit. Në përgjithësi, duke gjykuar të paktën nga rrjedhjet e informacionit, ato janë shumë të sofistikuara: kamerieret, përveç se shërbejnë në tryeza, interpretojnë duke kënduar dhe duke kërcyer. Pjatat janë shumë të shtrenjta për kriteret kineze: shkohet nga 5 euro për një birrë, deri në 10.

Thonë se këto lokale veprojnë edhe si qendër grumbullimi informacionesh, sepse frekuentohen para së gjithash nga turistë dhe biznesmenë koreanojugorë. /Shqip/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY