Kapet në Rinas çifti turk, mbanin pasaportë false

Kapet në Rinas çifti turk, mbanin pasaportë false

94
0
Shares

Policia kufitare shqiptare arrestoi sot në Rinas dy shtetas turq njëri prej të cilëve mbante edhe një pasaportë false.

Truqit e arrestuar janë Recep Cahit Dogan , 65 vjeç, lindur dhe banues në Turqi Stamboll, si dhe e shtetases turke: Ozden Gur , 33 vjeçe, lindur dhe banuese në Turqi Stamboll.

Arrestimi i këtyre shtetasve u bë për arsye se kanë mbërritur në aeroportin e Rinasit me linjën e fluturimit Turqi -Tiranë dhe në vijim janë paraqitur për regjistrim në kabinat e hyrjes në Republikën e Shqipërisë.

Gjatë procesit të regjistrimit nga ana e kontrollorëve është dyshuar në lidhje me pasaportën e shtetases turke Ozden Gur e cila ka paraqitur për dokument udhëtimi një pasaportë turke e lëshuar në emër të Y. Y. 33 vjeçe.

Ky dokument është dërguar për ekzaminim në Laboratorin e Rinasit ku ka rezultuar si dokument me faqen e gjeneraliteteve të falsifikuara.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY