Industria e prodhimit të muzikës në Shqipëri është në krizë me zhvillimet e reja të teknologjisë. Blerja e një produkti në shtëpi diskografike është një “modë e kaluar”, të gjithë i drejtohen YouTube dhe hapësirave të tilla virtuale në ueb, shkruan revista monitor monitor në një shkrim me titull “Kapitullimi i “epokës së artë” së industrisë muzikore shqiptare”, nga Deada Hyka.
Por megjithatë kanë mbetur mundësi të tjera fitimi. Festivalet kanë krijuar mundësinë për t’i dhënë një hapësirë të re këngëtarëve, sidomos ata të cilët nuk e kanë parë veten ndonjëherë me lançimin e këngëve të reja me albume.
Këngëtarët pohojnë se një mënyrë e rritjes profesionale, krahas gjenerimit monetar, janë pjesëmarrjet në kompeticione, kryesisht ato të patentave botërore, për të cilat paguhen mirë.
Koncertet dhe format e performimit në lokale live janë një tjetër burim fitimesh për këngëtarët, të cilat arrijnë shifra marramendëse.
1.Noizy, 20 mijë euro
2.Sinan Vllasaliu, 12 mijë euro
3.Gjyste Vulaj (2 ditë), 20 mijë euro
4.Labinot Tahiri (3 net), 40 mijë euro
5.Rovena Stefa, 12 mijë euro
6.Gena, 12 mijë euro
7.Enca Haxhia, 10 mijë euro
8.Gold Ag, 10 mijë euro
Në Shqipëri, këngëtarët arrijnë të qëndrojnë në treg nëpërmjet kontratave individuale, me pjesëmarrje në koncerte e në lokalet e njohura në zonat bregdetare. Njohësit e tregut thonë se një këngëtar shqiptar arrin të fitojë mesatarisht 100,000 euro në vit, nëse ka një axhendë dhe një menaxher të mirë.
Ekspertët tregojë se në klimën e sotme të muzikës, këngëtarët dhe grupet muzikore po shndërrohen më tepër në personalitete se sa talente. Artistët e sotëm konsiderohen si “brand” dhe po varen gjithnjë e më shumë nga teknologjia se sa nga talenti i tyre muzikor.
Këngëtarët janë më shumë të interesuar të shtojnë fansat në rrjetet sociale, të postojnë foto, se sa të jenë pjesë e një krijimi të mirë muzikor.
Andi Islami, menaxheri i një ndër shtëpive më të njohura të produksionit, Three Dots Production, tregon se interneti ka pasur ndikimin e tij për të çrregulluar balancat e tregut dhe për ta vështirësuar punën e producentëve, ashtu sikurse për të çuar në një ulje të fitimeve (edhe produksionit, edhe të këngëtarit).
I pyetur se sa janë çmimet për të realizuar një këngë, ai pohon se varion nga 1500 deri në 2000 euro, por që gjithsesi është një çmim i papërcaktuar mirë pasi varet edhe nga faktorë të tjerë. Ndërsa për të realizuar një videoklip, kostot mund të shkojnë deri në 4000 euro, shkruan monitor. Tiranë
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/