Fund lidhjes së dashurisë, i riu nga Tirana hakmerret duke i djegur...

Fund lidhjes së dashurisë, i riu nga Tirana hakmerret duke i djegur makinat pedagoges dhe burrit të saj

61
0
Shares
Foto Ilustruese

Foto ilustruese

Një 32-vjeçare ka rënë pre e zemërimit të ish-kunatit të saj, i cili ka djegur plotësisht dy automjetet.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02.40 në Unazën e Re në Tiranë, ku janë djegur plotësisht një Nissan dhe një Opel, në pronësi të A. A 32 vjeç, si dhe janë dëmtuar pjesërisht dy mjete të parkuara pranë tyre.

Burimet zyrtare bëjnë të ditur se autor i kësaj ngjarjeje është O. M 27 vjeç. Ai ka qënë i fejuari i motrës së 32-vjeçares, me të cilën ka një konflikt prej disa kohësh.
Policia sqaron se objektivi i këtij shtetasi kanë qënë shkatërrimi i automjetit të shtetases A. A., dhe të bashkëshortit të saj, dy mjetet e tjera të përfshira në dëmtim ka ardhur si pasojë e përhapjes së flakëve.

Ngjarja

Më datë 16.04.2016, rreth orës 02:40 në Unazë të Re, në afërsi të hotel “Roland”, janë djegur disa mjete.

Si pasojë e zjarrit janë djegur plotësisht mjetet “Nissan” dhe “Opel”, në pronësi të shtetases A. A., 32 vjeçe, banuese në Tiranë, si dhe janë dëmtuar pjesërisht mjetet tip “Mercedes Benz” dhe “Skoda”, të parkuara pranë tyre.

Autori i dyshuar për këtë ngjarje është shtetasi O. M., 27 vjeç, banues në Tiranë. Shërbimet e Komisariatit të Policisë nr 6, po punojnë për shoqërimin e këtij shtetasi.

Shtetasi O. M., ka qënë i fejuari i motrës së shtetases A. A., me të cilën ka një konflikt prej disa kohësh. Objektivi i këtij shtetasi kanë qënë shkatërrimi i automjetit të shtetases A. A., dhe të bashkëshortit të saj, dy mjetet e tjera të përfshira në dëmtim ka ardhur si pasojë e përhapjes së flakëve.

Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale, “Shkatërrim i pronës me zjarr” parashikuar nga Neni 151 i Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY