Kinezët kanë krijuar robotin me pamjen më reale prej femre, dhe shpikësi i tij thotë se ky robot është roboti më real që është krijuar ndonjëherë.
E emëruar “perëndesha robot”, Jia Jia duket shumë e njëjtë me një femër të vërtetë prej mishi.
Ajo ka fytyrën me ngjyrë identike të njeriut dhe aktualisht është duke u mësuar që të fitojë aftësi të reja, transmeton Gazeta Express.
Ky humanoid është i pajisur me sy që lëvizin në mënyrë natyrale, të folur me lëvizje të buzëve dhe u referohet krijuesve të saj si “zota”.
Këtë robot e krijoi Chen Xiaoping dhe kolegët e tij në Universitetin e Shkencës dhe Teknologjisë së Kinës, të cilët e bënë publik krijimin e tyre në Hefei, kryeqytetin e Provincës Anhui në Kinë.
Gjatë prezantimit të robotit, Xiaoping e përshëndeti perëndeshën e tij robot, e cila ia kthehu menjëherë, “Po imzot, çfarë mund të bëjë për ju?”.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/