Një numër biznesmenësh shqiptarë në Amerikë shprehën gadishmërinë për investime në Tropojë ndërsa u mblodhën të paktën 36 mijë dollarë për ngritjen e shtatores së Liderit të Dhjetorit në qytetin Bajram Curri.
Kryetari i bashkisë së Tropojës, Besnik Dusha zhvilloi një takim në një sallë në pronësi të vëllezërve Bitici, me biznesmenë me origjinë nga Tropoja por edhe zona të tjera të Shqipërisë dhe Kosovës që banojnë në Nju Jork si dhe përfaqësues e anëtarë të Vatrës.
Në takim mori pjesë edhe vëllai i Azem Hajdarit, Rasim Hasani.
Gjatë takimit Dushaj ka ftuar bashkëatdhetarët të investojnënë Tropojë duke siguruar mbështetje për projektet e tyre.
Në një postim në rrjetet sociale, kryetari i Bashkisë, Dushaj thotë se takoi në Nju Jork një grup biznesmenësh dhe qytetarësh shqiptaro-amerikan, që jetojnë në SHBA, si dhe u kërkoi atyre të investojnë në Tropojë, duke i siguruar në mbështetjen e bashkisë Tropojë në projektet dhe investimet e tyre.
Ata gjithashtu shprehen gatishmërinë për të kontribuar në projektin për ndërtimin e shtatores së heroit të demokracisë Azem Hajdari, e cila do të vendoset në sheshin, që mban emrin e tij në qytetin e Bajram Currit.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/