Deputetet e parlamentit të Shqipërisë, takim me ish-gratë refugjatë të Kosovës

Deputetet e parlamentit të Shqipërisë, takim me ish-gratë refugjatë të Kosovës

85
0
Shares

Deputetet demokrate Arbjola Halimi, Mimoza Hajdarmataj dhe Albina Deda e përqëndruan posacërisht vëmendjen e tyre tek pjesëmarrëset gra dhe nëna të Kosovës gjatë ceremonisë dy ditore që po zhvillohen në Kukës në përkujtim të eksodit dhe mikpritjes historike të këtij qyteti por dhe mbarë Shqipërisë.

Deputetet zhvilluan takime dhe biseda me gratë dhe nënat kosovare të cilat u strehuan në Kukës gjatë luftës.
mimoza me te tjere 1

“17 vite pas eksodit dramatik të shqiptarëve të Kosovës, robëria ekonomike qëndron si hije e zezë mbi shqiptarët. Viktimat e këtij mjerimi si në Shqipëri dhe në Kosovë janë gratë dhe nënat”- tha ndër të tjera deputetja e qarkut të Kukësit, Mimoza Hajdarmataj.

Ajo theksoi se 17 vite pas luftës së Kosoves, dhe 26 vite demokraci e liri ne Shqiperi, fatkeqesisht gratë shqiptare gjenden nën robërinë e varfërisë dhe braktisjes së vëmendjes nga shteti e politika. Duhet të punojmë me vullnet e ndërgjegje, ne gratë deputete dhe ato në vendimarrje ekzekutive që në të dy shtetet shqiptare të zbatohen programe që nxisin punësimin edukimin dhe zhvillimin e grave dhe vajzave.
mimoza me te tjere 2

Sipas deputeteve dhuna ndaj grave si në Shqipëri dhe në Kosovë është një fenomen trishtues I cili rrënjët I ka tek varfëria dhe mungesa e edukimit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY