Ç’përmbajnë 28 faqet sekrete për sulmet e 11 Shtatorit?

Ç’përmbajnë 28 faqet sekrete për sulmet e 11 Shtatorit?

59
0
Shares

Ne 2004 Komiteti i Inteligjencës në Senatin amerikan doli me një raport voluminoz prej 838 faqesh në lidhje me sulmet terroriste të 11 Shtatorit 2001.

Raporti përshkruante në detaje ngjarjet para dhe pas sulmeve tragjike, por i mungonte një pjesë; kapitulli i fundit që nuk u bë publik nga administrata Bush, e më pas edhe nga ajo Obama për arsye të “sigurisë kombëtare”.

Bëhet fjalë për 28 faqe të kapitullit të fundit që mbahen të fshehta prej 13 vitesh dhe në dijeni të përmbajtjes së të cilave është vetëm një grusht personash.

Si Bush, ashtu edhe Obama refuzuan të bëjnë publike këto 28 faqe duke deklaruar se publikimi i tyre “do të minonte sigurinë kombëtare”. Më vonë me të njëjtin arsyetim edhe FBI do të refuzonte kërkesat për publikimin e përmbajtjes së kapitullit të fundit të raportit.

“Përmbajtja është e fortë dhe do t’ju habisë nëse publikohet”, thotë Tim Roemer, ish-kongresmen demokrat dhe njëri prej pak personave që është në dijeni të asaj që shkruhet në 28 faqet finale të raportit, falë pozicionit të tij si anëtar i komisionit hetimor.

Shumë besojnë se qeveria amerikane vendosi të çensurojë këtë pjesë të raportit për të mbrojtur marrëdhëniet delikate me Arabinë Saudite, ku udhëheqësit, monarkët, të pasurit dhe feja janë mpleksur keqas në institucionet drejtuese të vendit.

Ajo që dihet është se në janar të vitit 2000 në Los Anxheles mbërritën personat e parë nga grupi prej 19 vetë që kryen sulmet e një viti më vonë. Ata u ulën në tokën amerikane pasi më parë kishin marrë pjesë në një samit të Al Kaedas në Kuala Lumpur, Malajzi.

Shtetasit sauditë, Nawaf al-Hazmi dhe Khalid al-Mihdar zbritën në SHBA me njohuri naive mbi qytetërimin perëndimor, madje mezi flisnin anglisht. Megjithatë, ata ja arritën qëllimit të siguronin një banesë dhe për më tepër të regjistroheshin në kurse pilotimi avionësh.

Gjatë qëndrimit në SHBA janë ndihmuar nga Fahad al-Thumairy, një diplomat në konsullatën saudite në Shtetet e Bashkuara, të cilit në 2003 iu refuzua hyrja për prirjet e tij ekstremiste.

Nga hetimet e tabulateve telefonike rezulton se al-Thumairy ka qenë në kontakt të rregullt me Omar al-Bayoumi, aktori kryesor në organizimin e sulmeve. Sipas ish-senatorit të Floridas, Bob Graham, al-Bayoumi ishte një agjent sekret saudit.

Agjenti saudit ka qenë ai që u ka siguruar strehim, karta identiteti dhe i ka regjistruar në kurse anglishtje dhe ato të fluturimit në San Diego. Janë vërtetuar gjithashtu edhe lidhjet e tij me Anwar al-Awlaki, një imam i lindur në Shtetet e Bashkuara, që më vonë do të bëhej shef i propagandës së Al Kaedas në Jemen dhe “udhëheqësi shpirtëror” i terroristëve.

Të gjitha këto përforcojnë dyshimet e analistëve dhe të mediave ndërkombëtare se gjithçka që fshihet në ato 28 faqe ka të bëjë me rolin e Arabisë Saudite.

“Arabia Saudite konsiderohet prej kohësh si burimi kryesor njerëzor dhe financiar për Al Kaedan”, thotë “60 minutes”.

Megjithatë, raporti i kongresmenëve amerikanë kujdeset të sqarojë se “nuk është gjetur asnjë fakt që provon lidhjen e qeverisë saudite si institucion apo zyrtarëve të lartë sauditë me Al Kaedan”.

Zbardhjen e përmbajtjes së 28 faqeve sekrete e kërkojnë me ngulm edhe familjarë të viktimave apo të mbijetuar të sulmeve, kërkesë kjo që pritet të marrë përgjigjie në muajt e mbetur të presidencës Obama. Shefi i Shtëpisë së Bardhë pritet të vendosë përpara se të largohet nëse do të deklasifikojë këtë raport apo do ta lerë atë ashtu siç është; top secret!

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY