Tiranë, prangoset 65-vjeçari, prostituonte 40-vjeçaren

Tiranë, prangoset 65-vjeçari, prostituonte 40-vjeçaren

57
0
Shares

Shërbimet e Komisariatit të Policisë nr. 1 Tiranë, arrestuan një  person për veprat penale të “Shfrytëzimit të prostitucionit” dhe “Mbajtja e lokaleve për prostitucion”.
Sipas burimeve zyrtare të policisë, mësohet se Namik Cukaj, 65 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale “Shfrytëzim prostitucioni”, u arrestua dje.
Arrestimi i tij u bë pasi, gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Komisariatit nr. 1, në rrugën “Shyqyri Ishmi”, në një banesë e cila ishte përshtatur dhe kthyer në bazë prostitucioni, është gjetur e mbyllur në një dhomë M. C.,  40 vjeçe, banuese në Durrës.
Nga hetimet rezulton se M. C., shfrytëzohej për qëllime prostitucioni pa dëshirën e saj dhe nën presion duke ushtruar dhe dhunë fizike ndaj saj nga shtetasi Namik Cukaj për një periudhë kohore prej 1 muaj.
Ky shtetas i bënte presion dhe i çonte klient kësaj shtetaseje në këmbim të marrëdhënieve seksuale  kundrejt pagesës prej 3 mijë Lekë të rinj.
Materialet proçeduriale ju kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës Tiranë, për veprat  penale të “Shfrytëzimit të prostitucionit” dhe “Mbajtja e lokaleve për prostitucion”, parashikuar nga Nenet 114 dhe 115 të Kodit Penal, në ngarkim të shtetasit Namik Cukaj.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY