Policia e Tiranës bllokon makinat luksoze

Policia e Tiranës bllokon makinat luksoze

63
0
Shares

Policia e Tiranës ka bllokuar disa makina luksoze të markave të njohura dhe të viteve të fundit të prodhimit.

6 makinat e bllokuara dyshohet se janë trafikuar nga vendet e Evropës Perëndimore.

Ndërkohë policia ka kaluar në “sitë” rreth 130 automjete, që prej nisjes së aksionit para disa ditësh.
Kryesisht kontrollet po ushtrohen në zonën e ish-Bllokut. Pak ditë më parë u bllokuan edhe një numër tjetër makinash por vetëm tri prej tyre u gjetën pa dokumenta të rregullta.

Ndërkohë policia e Shkodrës bllokoi para pak ditësh 19 automjete luksoze që kishin hyrë nga pika doganore e Hanit të Hotit. Makinave u ishte ndryshuar numri i shasisë. Besohet se trafikantët reaguan ndaj këtij bllokimi duke djegur makinën e drejtorit të doganës së Hanit të Hotit dhe nje specialisti një ditë më pas.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY